Papa Leo XIV, kreu i parë i Kishës Katolike që votoi në zgjedhjet amerikane
Papa Leo XIV votoi me postë në zgjedhjet e ardhshme për Kongresin e SHBA-së, duke u bërë kreu i parë i Kishës Katolike Romake që voton në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi sot Vatikani.
Papa i parë amerikan “dërgoi fletën e tij të votimit me postë në Çikago. Ati i Shenjtë shpreh besimin e tij në të drejtën dhe detyrën e qytetarëve për të marrë pjesë në proceset demokratike”, sipas një deklarate nga Selia e Shenjtë.
Historiani britanik Michael Walsh, autor i disa librave mbi papatin, vlerësoi se Leo XIV ishte papa i parë që votoi në zgjedhje demokratike në një shtet laik.
“Nuk mendoj se papët kanë votuar ndonjëherë më parë në zgjedhje demokratike”, tha Walsh për CNN.
Sipas të dhënave në dispozicion, Papa, i cili ka ruajtur shtetësinë amerikane, është i regjistruar si votues në periferi të Çikagos, New Lenox , ku jeton vëllai i tij John.
Kreu i Kishës Katolike Romake, i lindur në Çikago, ka votuar në zgjedhjet paraprake republikane dhe demokrate vitet e fundit, si dhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme
Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale
Nis takimi i ministrave të Jashtëm të G20 në SHBA, në fokus ekonomia globale dhe tensionet gjeopolitike
- 18:29 Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme
- 18:26 Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale
- 18:20 Rama: Nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
- 18:14 Nis takimi i ministrave të Jashtëm të G20 në SHBA, në fokus ekonomia globale dhe tensionet gjeopolitike
- 18:02 Rama: Do të nisim konsultimet me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
- 17:13 Ambasada e SHBA-së: Shmangni demonstratat, paralajmërohet bllokim rrugësh dhe ndërprerje të shërbimeve publike