• Kontakt
Friday, October 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi ironizon deputetët e PS: U kujtuan për rregullat vetëm kur u prek miku i tyre Veliaj

18:32 : 30/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar socialistët për standarde të dyfishta, pas reagimeve të disa deputetëve të PS lidhur me mënyrën se si është trajtuar çështja e Erion Veliajt.

Në një reagim publik, Këlliçi shprehet se deputetët socialistë po kërkojnë llogari për atë që e cilësojnë si shkelje të rregullave ndaj Veliajt, ndërsa, sipas tij, kanë heshtur për arrestimet dhe dhunën e ushtruar ndaj të rinjve gjatë protestave të fundit në Tiranë.

Ai pretendon se qindra të mitur janë shoqëruar me forcë, rrahur dhe mbajtur në kushte të papërshtatshme, ndërsa studentë dhe vajza janë ndaluar nga persona që ai i përshkruan si civilë të policisë, në disa raste edhe me automjete pa targa.

Sipas Këlliçit, një pjesë e të ndaluarve janë transferuar në komisariate jashtë Tiranës, për shkak të mbipopullimit të qelive në kryeqytet. Ai përmend edhe burgun e sigurisë së lartë në Burrel, duke pretenduar se familjarët dhe miqtë nuk kishin informacion për vendndodhjen e tyre.

Demokrati thekson se të rinjtë që dolën në protesta nuk duhen trajtuar si kundërshtarë apo armiq, pasi, sipas tij, ata kërkonin të protestonin kundër korrupsionit dhe të kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe:

Protesta studentore kundër qeverisë, Rama sulmon të rinjtë: Kanë relativizuar dhe himnizuar dhunën

Dëshmia tronditëse e të riut që u dhunua nga policia brenda ministrisë së Arsimit

Në përfundim, Këlliçi e cilëson hipokrizi reagimin e deputetëve socialistë për rastin e Veliajt, duke argumentuar se ata nuk ngritën zërin kur, sipas tij, pati shkelje ndaj studentëve, nxënësve dhe të miturve gjatë dy javëve të protestave.

Postimi i Belind Këlliçit

Ngrenë zërin për mikun e tyre, por ata heshtën për qindra të rinj e të mitur që u rrëmbyen e u torturuan në rrugë e në qeli!

Në shtetin privat të Edi Ramës kanë ndodhur shkelje dhe skandale të panumërta. Nuk kishte aspak nevojë edhe për shoë-un me “internimin” e Erion Veliajt, që të konfirmohej se vendimet merren sipas trilleve dhe inateve personale, deri në këtë pikë.

Ajo që bën përshtypje është reagimi i disa deputetëve socialistë që sipas raportimeve në media kanë pasur “guximin” të kërkojnë llogari. Dhe nuk kanë bërë keq, edhe pse ai ka 13 akuza. Por, kjo më e pakta i nxjerr ata si njerëz me dy standarte, për të mos thënë hipokritë.

Qindra të mitur u rrëmbyen, u rrahën, u lidhën, u lanë nëpër dysheme në ditët e protestës. Asnjë deputet socialist nuk tha një fjalë të vetme. Ata ishin fëmijët e Tiranës, të Shqipërisë, dhe për ta kanë përgjegjësi si të zgjedhur që janë.

Qindra të rinj, studentë, vajza u kapën nëpër rrugët e Tiranës shpesh me makina pa targa dhe me banditë civilë të policisë, dhe u mbajtën me orë e ditë të tëra pothuajse nën torturë, vetëm pse u ngritën kundër korrupsionit edhe të Veliajt, dhe kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës, dhe asnjë deputet socialist nuk tha një fjalë të vetme.

Ata janë të rinjtë e Shqipërisë, nuk janë kundërshtarë, as armiq.

Shumë prej tyre u dërguan nëpër rrethe pasi qelitë në Tiranë ishin plot, disa edhe në burgun sigurisë së lartë të Burrelit, dhe askush nuk kishte dijeni për ta, as miqtë, as familjarët.

Sërish, asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk tha një fjalë të vetme.

Dhe për turpin e tyre, kujtohen se paska norma e rregulla, që u dashkan respektuar për njërin prej tyre. Dhe padyshim se duhen respektuar, por ata që heshtën para valës kriminale policore për 2 javë në Tiranë, ndaj studentëve, nxënësve, të miturve, e kanë humbur të drejtën të kërkuar llogari për “mikun” e tyre

Etiketa: Belind KëlliçiEdi Ramaprotestestudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta studentore kundër qeverisë, Rama sulmon të rinjtë: Kanë relativizuar dhe himnizuar dhunën

18:23 : 30/10/2026
AKTUALITET

Dëshmia tronditëse e të riut që u dhunua nga policia brenda ministrisë së Arsimit

18:12 : 30/10/2026
AKTUALITET

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët e saj para protestës: Rrezik nga gazi lotsjellës dhe predhat e gomës

17:41 : 30/10/2026
AKTUALITET

“Kush e autorizoi përdorimin e dhunës në protestë?”/ PDE: Rama të japë llogari!

15:06 : 30/10/2026
BOTA

Shpërthejnë protestat edhe në Itali/ Mijëra studentë e punëtorë në rrugë kundër politikave të Melonit

14:48 : 30/10/2026
AKTUALITET

“Balluku”/ Standardi i dyfishtë, SPAK-u si vegël në duart e Ramës

13:54 : 30/10/2026

TË GJITHA

Këlliçi ironizon deputetët e PS: U kujtuan për rregullat vetëm kur u prek miku i tyre Veliaj

18:32 : 30/10/2026

Protesta studentore kundër qeverisë, Rama sulmon të rinjtë: Kanë relativizuar dhe himnizuar dhunën

18:23 : 30/10/2026

Dëshmia tronditëse e të riut që u dhunua nga policia brenda ministrisë së Arsimit

18:12 : 30/10/2026

EMRI/ Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

18:06 : 30/10/2026

Prokuroria Speciale merr në pyetje Kryetarin e Prishtinës, i dyshuar për shpërdorim detyre

17:59 : 30/10/2026

Nis së shpejti “Big Brother Albania Vip 6″, emrat që përfliten si pjesëmarrës në spektakël

17:51 : 30/10/2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët e saj para protestës: Rrezik nga gazi lotsjellës dhe predhat e gomës

17:41 : 30/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com