Sota dëmtohet rëndë në sytë e trajnerit Maran, presidenti Fatos Troplini bën gjestin e rrallë
Në momentin më të mirë të karrierës së tij si profesionist, mbrojtësi i Egnatias, Eljon Sota, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Teutës. Në fillim të pjesës së dytë, 28-vjeçari u detyrua të linte fushën me barelë.
Sipas informacioneve të “Kubit Sportiv”, Sota ka pësuar dëmtime në tri pjesë të këmbës: thyerje të kaviljes, këputje të ligamentit dhe frakturë të fibulës.
Mbrojtësi po kalonte një sezon të shkëlqyer, ndërsa në tribunë ndodhej edhe trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, i cili kishte shkuar në stadium për ta ndjekur nga afër 28-vjeçarin. Pas këtij dëmtimi, Sota e ka mbyllur sezonin.
Egnatia ka kryer rezonancën magnetike dhe tashmë është në pritje të përgjigjes së ekzaminimit. Megjithatë, burime pranë klubit bëjnë me dije se bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale të rrallë, e cila pritet të kryhet jashtë vendit.
Ndërkohë, për t’u vlerësuar është edhe gjesti i presidentit të Teutës, Fatos Troplini. Pas ndeshjes, ai i kërkoi zëdhënësit të Egnatias, Xhevdet Zekaj, që ta shoqëronte për të takuar Eljon Sotën dhe për t’i uruar shërim nga afër.
“Dua t’i uroj shërim nga afër”, ishte fjalia e Troplinit. Një gjest i thjeshtë, por me kuptim të madh. Së bashku u nisëm për ta takuar Sotën, por drejtori Klejdi Zenelaj na shpjegoi se ai ishte larguar tashmë. Z. Fatos mori informacion të plotë dhe më pas u largua”, shkruan Zekaj.
Nga derbi Tirana–Dinamo te gara për titull, Matraxhiu analizon Superioren: Egnatia mbetet pretendente
Barazimi me Aarhus, Ndreca: Egnatia po luan si e barabartë me rivalët në Europë, synojmë fazën e play-off-it
Partizani në krizë, ish-sulmuesi Dosti flet pas shkarkimit të Bratus: Duhet një trajner që e njeh futbollin shqiptar
- 18:45 Drejtori i policisë s’mund të bëhet ‘kurban’, PDK kërkon shkarkimin e ministrave Gërvalla e Sveçla
- 18:40 Komisioni Evropian: Po vlerësojmë projektligjin për Bankën e Shqipërisë
- 18:31 Papa Leo XIV, kreu i parë i Kishës Katolike që votoi në zgjedhjet amerikane
- 18:29 Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme
- 18:26 Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale
- 18:20 Rama: Nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00