Gazetari Artan Hoxha në studion e News24 komentoi protestat e studentëve, duke analizuar edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, si edhe dhunën policore ndaj të rinvje.
Ai u ndal edhe te përdorimi i gazit lotsjellës si edhe përdorimi i plumbave të gomës.
Sasia e gazit që u përdor, vendi ku u hodh gazi…nuk mund të hedhësh gaz brenda lagjeve të Tiranës. U futën nëpër rrugica, nëpër lokale…U kalua të kalimi i përdorimit të plumbave të gomës, ku u shkel haptazi rregullorja. Sepse rregullorja e përcakton qartë duhet ta identifikosh qartë, çfarë rreziku shkakton për policinë dhe pastaj ta qëllosh te gjymtyrët. Por njerëzit që janë goditur me plumba në mes e lart, është qëlluar në turmë në masë. Plumbi i gomës nëse qëllohet në distanca të përcaktuara mund të shkaktojë humbjen e jetës…Duke përdorur gaz dhe mesa di një pjesë e mirë është një lloj gazi që nuk lejohet të përdoret në BE. Policia nuk dallonte më kë kishte përballë, gazetarë, adoleshent, mosha të thyera,…Janë rrahur vajza mosha të thyera, fëmijë…Drejtimin e morën njerëz që nuk ishin të aftë për ta përballuar këtë gjë. Efekti pas protestës, është një urrejtje e madhe për policinë…”, tha ai.
Gjithashtu Hoxha paralajmëroi edhe një tjetër fazë të protestës, pas dhunës arrestimeve dhe presioneve të bëra nga kryeministri.
“Qeveria kaloi në identifikimin e qytetarëve, arrestime në banesa, presion ndaj familjeve. Përdori të gjitha mjetet për të identifikuar grupin më aktiv. Duke parasysh se protestuesit ishin në një manual të qartë dhe po tregonin se qeveria nuk e ka kontrollin…Dhe të gjitha këto së bashku çuan te kjo pikë…Duke zgjatur protesta dha mundësi qeverisë të identifikonte se kush janë faktorët më aktive në protestë. Nëse do kishte një organizim sepse kjo është pakënaqësi, dhe e shoh si fillimin e një revolte që do ketë një fazë të tretë. Të gjithë ata që janë rrahur, arrestuar shoqëruar, hapur procedime penale. Mendon se do të dalin në shesh? Ata kanë vetëm dy rrugë, ose duhet të ikin dhe të përfundojnë skllevër në shtëpitë e barit në Angli , Spanjë ose duhet të luftojnë për këtë vend dhe ta shikojnë të ardhmen në këtë vend. Nuk ka rrugë të mesme…”, tha ai, duke shtuar:” Doli pa pikën e turpit si fletë rrufetë e kohës së komunizmit, duke i nxjerrë me foto dhe emra kush janë njerëzit. Gjykatë je ti? Prokuror? Rektor? Në vend që të marrësh masa ndaj policisë, shkon edhe merr masa ndaj qytetarëve. Edhe planin e masave që publikoi, janë kaq të papërgatitur dhe të dobët, sa edhe atë nuk e bënë vetë por e morën të gatshëm. Ndaj ishte ndalimi në trena sepse ajo është për Italinë dhe Francën. Antifa në Shqipëri është Edi Rama dhe strukturat e tij. Nuk ka Antifa këtu.
