6.3 miliardë dollarë. Grabitet kompania më e madhe e kriptovalutave

30 Tetor 2026 | 19:12

“Binance”, platforma më e madhe në botë e kriptovalutave, ra pre e një grabitjeje madhore kibernetike, që e detyroi të ngrinte vlerën e mbetur të të ardhurave me qëllim parandalimin e vazhdimit të vjedhjes.

Përmes një njoftimi në rrjetin “X”, kompania bëri të ditur se impakti i grabtijes arrinte në 6.3 miliardë dollarë, ose 5.5 miliardë euro, por insistoi se fondet e përdoruesve ishin tërësisht të sigurta dhe se do të mbulonte të gjitha humbjet.

“Ne kemi punuar me partnerët e zinxhirit tonë për të ngrirë asetet e prekura me vlerë 3 miliardë dollarë, ose 2.6 miliardë euro”, deklaroi “Binance”.

Sidoqoftë, kjo është vjedhja më e madhe kibernetike e kryer ndonjëherë, pas asaj prej 1.5 miliardë dollarësh të bërë në shkurt të 2025-s në dëm të platformës tjetër “Bybit”.

Vjedhja e “Bybit” iu atribuua asokohe një grupi hakerash të lidhur me qeverinë e Koresë së Veriut, të quajtur “Tregtari Tradhtar”.

Një organizatë që po heton grabitjen e fundit ndaj “Binance” ka deklaruar se dyshimet edhe këtë herë bien mbi grupin në fjalë. “Aspekte të shumta të këtij sulmi përkojnë më vjedhjet e mëparshme të kryera nga Koreja e Veriut”, ka deklaruar kompania “TRM”.

“Tregtari Tradhtar” dyshohet se është pjesë e Grupit Lazarus, që u bë famëkeq në vitin 2014, kur u akuzua për hakerimin e kompanisë kinematografike amerikane “Sony Pictures”, në shenjë hakmarrjeje për filmin “The Interview”, që vinte në lojë liderin koreano-verior Kim Jong Un.

Në vijim të deklaratës në rrjetin “X”, “Binance” saktësoi se një hetim paraprak sugjeroi se sulmi vinte nga një laptop i komprometuar që i përkiste një inxhinieri, që lejoi palë të paautorizuara të depërtonin në bankën e saj dhe të kryente transaksione.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë “së shpejti”

Në një intervistë me Kansas City Radio, Presidenti i SHBA-së Trump diskutoi çështjen e Iranit vetëm disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit për...
19:10 | 30/10/2026

Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Stambollin më 31 tetor, me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, siç njoftoi kreu i Drejtorisë së...
18:59 | 30/10/2026

Papa Leo XIV, kreu i parë i Kishës Katolike që votoi në zgjedhjet amerikane

Papa Leo XIV votoi me postë në zgjedhjet e ardhshme për Kongresin e SHBA-së, duke u bërë kreu i parë i Kishës Katolike Romake që...
18:31 | 30/10/2026