Younes Khelifi, 28-vjeçari francez që krijoi videon virale të Kylian Mbappé-së në rolin e Mao Ce Dunit, ka rrëfyer për “Marca” historinë e prapaskenave të një shakaje që, tri vite më vonë, u shndërrua në një çështje të madhe mes futbollistit të Real Madridit dhe Kinës.
Khelifi, programues me profesion dhe tifoz futbolli, administron në rrjetin social “X” llogarinë “Frenchaicovers”, ku publikon montazhe humoristike të krijuara me inteligjencë artificiale. Ideja për videon lindi në verën e vitit 2023, kur Mbappé ishte në qendër të spekulimeve për largimin nga PSG-ja.
“Kur u njoftua se do të qëndronte, më erdhi në mendje imazhi i Mbappé-së si udhëheqësi suprem i klubit. Me tifozët këndonim shpesh këngën ‘Red Sun in the Sky’ në makinë, për argëtim. Kështu vendosa ta lidh automatikisht Mbappé-në me Mao Ce Dunin”, tregoi ai.
Francezi nuk e kishte imagjinuar kurrë se videoja do të bëhej kaq e famshme. “Ishte thjesht një shaka për aktualitetin. Nuk mendoja se do të dilte jashtë Francës”, pranoi Khelifi. Ai u gëzua kur mësoi se vetë Mbappé ua kishte treguar videon shokëve të skuadrës, pasi futbollisti e kishte pritur me humor.
Situata ndryshoi kur shpërtheu polemika me Kinën. Khelifi pranon se në fillim u frikësua dhe mendoi edhe për mundësinë e angazhimit të një avokati, por më pas arriti në përfundimin se nuk kishte pasur qëllim të fyente askënd.
Ai beson se Mbappé e ka përjetuar keq situatën dhe se gjithçka mund të ketë ardhur nga një keqkuptim kulturor. Sipas tij, në Francë Mao Ce Duni paraqitet si diktator, ndërsa miqtë që ka në Kinë i kanë thënë se kritikat atje lidhen më shumë me fjalët e përdorura nga futbollisti sesa me vetë videon.
Khelifi thotë se i ka dërguar Mbappé-së një mesazh në Instagram, por nuk ka marrë përgjigje. Ai gjithashtu zbulon se po planifikonte një udhëtim në Kinë dhe shpreson që polemika të mos ndikojë në mënyrën se si do të pritet atje.
“Do të doja t’i kërkoja falje. Nuk kam dashur kurrë të krijoj probleme të tilla, as ekonomike dhe as emocionale. Do t’i kërkoja të më falte. Pastaj do të pinim një kafe dhe do të shtrëngonim duart”, përfundoi ai.
© SYRI.net
Rusia rikthehet në Botërorin e hokejit mbi akull, pavarësisht kundërshtimit të Federatës Ndërkombëtare
Derbi i Milanos, Inter kërkon të ruajë kreun, Milani synon reagimin pas humbjes (e shtunë, 20:45)
Pulisic rinovon me Milanin deri në vitin 2031: Kam mësuar shumë nga klubi dhe tifozëtBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: