Drejtori i Juventusit paralajmëron lojtarët dhe u jep një ultimatum

30 Tetor 2026 | 19:26

Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Giovanni Carnevali, ka dalë hapur në mbrojtje të trajnerit Luciano Spalletti, duke ua bërë të qartë futbollistëve se përgjegjësia për rezultatet e dobëta bie mbi ta dhe jo mbi stafin teknik.

Sipas Tuttosport, Carnevali ka mbledhur skuadrën në qendrën stërvitore Continassa, ku u ka përcjellë qëndrimin e drejtuesve të klubit dhe besimin e plotë te Spalletti. Ai ka qortuar të gjithë futbollistët, nga përforcimet e reja deri te lojtarët me më shumë përvojë, duke kërkuar më shumë angazhim, krenari dhe përgjegjësi.

Mesazhi i drejtuesit ishte i qartë: askush në skuadër nuk duhet të mendojë se mund të ndikojë në vendimet e klubit duke vënë në diskutim trajnerin apo duke kërkuar justifikime për paraqitjet e dobëta.
Carnevali beson se kriza e Juventusit nuk lidhet me skemat taktike, formacionet apo rotacionet, por me mungesën e energjisë, shpirtit luftarak dhe dëshirës për të fituar.

Edhe vetë Spalletti, pas humbjes ndaj Genoas, kishte shprehur pakënaqësinë për paraqitjen e skuadrës, duke vënë në pikëpyetje nëse lojtarët po japin gjithçka në fushë.

Trajneri, sipas gazetës italiane, për momentin konsiderohet i paprekshëm, ndërsa futbollistëve u është dhënë një mesazh i prerë: është koha të reagojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

​Bashkëshortja e Cucurellas i shpëton tragjedisë

Bashkëshortja e futbollistit të Kombëtares së Spanjës, Marc Cucurella, Claudia Rodríguez, i ka shpëtuar për pak minuta një aksidenti të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku...
18:54 | 30/10/2026

Sota dëmtohet rëndë në sytë e trajnerit Maran, presidenti Fatos Troplini bën gjestin e rrallë

Në momentin më të mirë të karrierës së tij si profesionist, mbrojtësi i Egnatias, Eljon Sota, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Teutës....
18:47 | 30/10/2026

Milan–Inter, fundjava sjell derbin e madh italian

Fundjava në futbollin italian do të ketë një protagonist të veçantë: derbin e madh të Milanos. Të shtunën, nga ora 20:45, Milani dhe Interi do...
15:06 | 30/10/2026