Kompania Meta arrin marrëveshje me18-vjeçaren, tërheq akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook
Meta, kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një tjetër adoleshente, e cila e akuzonte kompaninë se platformat e saj nxisnin varësinë dhe kishin ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor dhe në çrregullimet e të ngrënit.
E reja 18-vjeçare, e identifikuar me inicialet KDB, ka tërhequr akuzat pas marrëveshjes, kushtet e së cilës nuk janë bërë publike. Kjo është marrëveshja e dytë e Metës brenda një jave, pas zgjidhjes së çështjes me një tjetër paditëse 16-vjeçare.
Si pasojë, procesi gjyqësor që pritet të nisë në Los Angeles do të vijojë vetëm kundër Snap Inc., kompanisë mëmë të Snapchat.
Dy adoleshentet pretendonin se kishin nisur përdorimin e platformave sociale që në moshë shumë të vogël dhe se funksione si luajtja automatike e videove dhe lëvizja e pafundme në ekran kishin nxitur sjellje kompulsive dhe varësi.
Kompanitë e teknologjisë i kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se platformat nuk janë krijuar për të shkaktuar varësi dhe se kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e përdoruesve të mitur.
Çështja është pjesë e një vale padish në SHBA kundër kompanive të mëdha të rrjeteve sociale, të cilat akuzohen për ndikimin e platformave të tyre në shëndetin mendor të të rinjve.
SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve
Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit
OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi
- 22:08 Krasniqi: Arlinda Zekaj dokumentoi gjithçka, një rrjet pengoi zbatimin e vendimit të gjykatës
- 21:44 Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Ibraj: Efektivi i policisë duhet të ishte në burg…
- 21:09 SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve
- 21:06 Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re strategjike, ja sektorët ku do të përqendrohet bashkëpunimi
- 21:04 Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit
- 20:56 Policia bastis Gjykatën Supreme të Polonisë, presidenti i vendit kthehet me nxitim nga udhëtimi jashtë vendit