• Kontakt
Friday, October 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërcënohet gazetarja Alice Taylor, reagon Shoqata e Gazetarëve

20:05 : 30/10/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, Lajmet e Dites

Gazetarja e Euronews Albania, Alice Taylor, ka denoncuar se ka marrë kërcënime me vdekje përmes rrjeteve sociale nga persona të paidentifikuar. Pikërisht për këtë fakt të rëndë ka reaguar me urgjencë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë duke shprehur solidaritet të plotë me gazetaren dhe u ka kërkuar autoriteteve të marrin masa të menjëhershme për garantimin e sigurisë së saj.

Në reagimin e publikuar sot, UGSH kërkon zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës për kërcënimet. Unioni u bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të hetojnë me seriozitet denoncimet e gazetarëve dhe të informojnë mbi ecurinë e hetimeve dhe rezultatet e tyre.

Sipas Unionit, kërcënimet dhe sulmet përmes rrjeteve sociale, shpesh nga profile anonime, janë një fenomen që prek vazhdimisht gazetarët në Shqipëri. Në këtë kontekst, organizata vlerëson se institucionet duhet të garantojnë mbrojtjen e gazetarëve dhe të mos lejojnë që kërcënime të tilla të mbeten pa përgjigje ligjore.

“UGSH reagon në solidaritet të plotë ndaj denoncimit të koleges Alice Taylor, për kërcënim me vrasje, përmes rrjeteve sociale

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është vënë në dijeni dhe është njohur me denoncimin publik dhe më pas, siç pretendohet nga gazetarja e EuroneWs Albania, Alice Taylor edhe atë ligjor, për kërcënim me vrasje nga persona të paidentifikuar, përmes rrjeteve sociale.

Lexo edhe:

Rama tha se do të kërkojë heqjen e “non gratës” nga Greqia për Marin Memën/ UGSH: Veprim i vonuar

Ndërron jetë gazetari shqiptar pas operacionit të vështirë (FOTO)

Agresorët dhe kërcënuesit, përmes komenteve në faqe personale të gazetares, kanë konsumuar kërcënim ekstrem ndaj saj.

UGSH reagon në solidaritet të plotë dhe kërkon nga autoritetet ligjzbatuese të venë në dispozicion të sigurisë së koleges të gjitha garancitë dhe mbrojtjen.

UGSH, sikundër ka tërhequr vëmendjen vijueshmërisht për kësi kërcënuesish dhe agresorësh virtualë, (shpesh anonimë dhe pa identifikim real), kërkon që për të gjitha rastet e denoncuara formalisht dhe kallzimet e kryera nga kolegët pranë institucioneve të policisë së shtetit apo prokurorive, të reagojnë dhe raportojnë për proceset e hetimit dhe rezultatet për çdo rast.

UGSH shpreh bindjen se kërcënime të tilla janë pjesë e mendjeve të sëmura, të fanatikëve politikë dhe shpesh të individëve që mbartin papërgjegjshmërinë e keqpërdorimit të asetit komunikues të rrjeteve sociale, në hapësirën publike..

UGSH kërkon urgjent, zbardhjen e rastit në fjalë, hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit apo bashkëautorëve në këtë kërcënim, (aq më tepër që kemi të bëjmë me një kolege të huaj rezidente në Tiranë), e cila mbart kulturë dhe ndërgjegje formale specifike, në raport me agresionet dhe kërcënimet verbale,  të cilat janë një fenomen i përditshëm dhe i pashtershëm ndaj gazetarëve në përgjithësi në shoqërinë shqiptare.

Hetimi dhe zbardhja e rastit të koleges Taylor, është detyrim dhe meriton të trajtohet me gjithë seriozitetin institucional.

Etiketa: Alice TaylorUnioni i Gazetarëve Shqiptarë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama tha se do të kërkojë heqjen e “non gratës” nga Greqia për Marin Memën/ UGSH: Veprim i vonuar

15:07 : 03/11/2024
AKTUALITET

Ndërron jetë gazetari shqiptar pas operacionit të vështirë (FOTO)

10:48 : 07/09/2024
AKTUALITET

Rama shtyu gazetaren, UGSH: Gjuhë intimiduese deri në cënim të integritetit fizik

13:17 : 19/03/2024
Para

Si u ndërtua rrjeti i Ergys Agasit dhe si hyri në tenderat e AKSHI-t? Ja çfarë zbuluan shërbimet e huaja

TË GJITHA

SRF: Gjobat, ndalimet dhe zonat e protestës, si po kufizohet liria e tubimit në Shqipëri

20:29 : 30/10/2026

U përjashtua nga Kuvendi, Berisha: Mendësi prej xhelati e Ramës, do ta faktoj para shqiptare se çfarë kriminelësh janë këta

20:26 : 30/10/2026

Si u ndërtua rrjeti i Ergys Agasit dhe si hyri në tenderat e AKSHI-t? Ja çfarë zbuluan shërbimet e huaja

20:13 : 30/10/2026

Kërcënohet gazetarja Alice Taylor, reagon Shoqata e Gazetarëve

20:05 : 30/10/2026

“Pse me kaq shpejtësi kur nuk ka kuadër ligjor?”, Korreshi: “Territorialja”, shqetësimi kryesor i PD-së para zgjedhjeve

19:53 : 30/10/2026

Pentagoni u kërkon 3 vendeve anëtare të NATO-s të mos provokojnë Rusinë

19:40 : 30/10/2026

Tripleta me Al Nassr, Cristiano Ronaldo vetëm 15 gola larg objektivit historik

19:39 : 30/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com