Kompania Meta arrin marrëveshje me18-vjeçaren, tërheq akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook
Meta, kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një tjetër adoleshente, e cila e akuzonte kompaninë se platformat e saj nxisnin varësinë dhe kishin ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor dhe në çrregullimet e të ngrënit.
E reja 18-vjeçare, e identifikuar me inicialet KDB, ka tërhequr akuzat pas marrëveshjes, kushtet e së cilës nuk janë bërë publike. Kjo është marrëveshja e dytë e Metës brenda një jave, pas zgjidhjes së çështjes me një tjetër paditëse 16-vjeçare.
Si pasojë, procesi gjyqësor që pritet të nisë në Los Angeles do të vijojë vetëm kundër Snap Inc., kompanisë mëmë të Snapchat.
Dy adoleshentet pretendonin se kishin nisur përdorimin e platformave sociale që në moshë shumë të vogël dhe se funksione si luajtja automatike e videove dhe lëvizja e pafundme në ekran kishin nxitur sjellje kompulsive dhe varësi.
Kompanitë e teknologjisë i kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se platformat nuk janë krijuar për të shkaktuar varësi dhe se kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e përdoruesve të mitur.
Çështja është pjesë e një vale padish në SHBA kundër kompanive të mëdha të rrjeteve sociale, të cilat akuzohen për ndikimin e platformave të tyre në shëndetin mendor të të rinjve.
Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë
Peskov: Përgatitjet për negociatat në Abu Dhabi nuk nënkuptojnë armëpushim
6.3 miliardë dollarë. Grabitet kompania më e madhe e kriptovalutave
- 20:05 Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë
- 19:53 Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
- 19:41 Gogu propozon katër masa për mbrojtjen e të miturve në kontakt me policinë
- 19:26 Drejtori i Juventusit paralajmëron lojtarët dhe u jep një ultimatum
- 19:22 “Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”, arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokuroreve
- 19:13 Peskov: Përgatitjet për negociatat në Abu Dhabi nuk nënkuptojnë armëpushim