Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Martínez tregon gishtin e dëmtuar, pasoja e Kupës së Botës do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës

    6.3 miliardë dollarë të vjedhura në 20 minuta, dyshimet bien mbi Korenë e Veriut: Si u hakerua Binance

    Të miturit e përfshirë në protesta, Gogu propozon katër masa për shoqërimin nga policia

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Martínez tregon gishtin e dëmtuar, pasoja e Kupës së Botës do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës
    Lajmet e fundit

    Martínez tregon gishtin e dëmtuar, pasoja e Kupës së Botës do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës

    October 30, 2026

    Portieri i kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martínez, ka zbuluar se dëmtimi i pësuar në gishtin unazor të dorës së djathtë pak para Kupës së Botës i ka lënë pasoja të përhershme. Ai nuk arrin më ta përkulë plotësisht gishtin dhe, sipas tij, kjo gjendje do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.

    Portieri tregoi dorën gjatë një interviste me gazetarin argjentinas Gastón Edul, i cili publikoi pamjet në rrjetet sociale. Në video shihet se Martínez nuk arrin ta mbyllë plotësisht grushtin, për shkak të kufizimit të lëvizjes së gishtit të dëmtuar.

    “Ende nuk mund ta përkul siç duhet. Kështu më mbeti pas Kupës së Botës dhe do të jetë kështu për pjesën tjetër të jetës sime”, deklaroi ai.

    Sipas portalit argjentinas Diario Pampero, dëmtimi ndodhi disa javë përpara nisjes së turneut, kur Martínez aktivizohej me Aston Villën. Megjithatë, portieri vendosi të vazhdonte të luante dhe e përfundoi të gjithë kampionatin botëror me gishtin e thyer.

    Gazetari Edul shpjegoi se përmes publikimit të videos synonte t’u tregonte tifozëve shkallën e dëmtimit me të cilin portieri kishte përballuar ndeshjet e Botërorit.

    Më herët, siç raporton El Intransigente, Martínez kishte rrëfyer se gishti i shkakton dhimbje të përditshme dhe se kishte vendosur të mos i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale në atë periudhë.

    Sipas tij, specialistë të kirurgjisë së dorës nga Shtetet e Bashkuara dhe Anglia e kishin paralajmëruar se nuk mund të vazhdonte të luante pa u operuar. Megjithatë, portieri zgjodhi ta shtynte ndërhyrjen për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

    🚨Emiliano Martínez can’t close all the fingers on his right hand He’s said it will be this way for the rest of his life https://t.co/PXlFkIFKLF

    — Polymarket Sports (@PolymarketSport) October 30, 2026
    Martínez
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Martínez tregon gishtin e dëmtuar, pasoja e Kupës së Botës do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës

    October 30, 2026

    6.3 miliardë dollarë të vjedhura në 20 minuta, dyshimet bien mbi Korenë e Veriut: Si u hakerua Binance

    October 30, 2026

    Të miturit e përfshirë në protesta, Gogu propozon katër masa për shoqërimin nga policia

    October 30, 2026

    Djali i Netanyahut sulmon arabët izraelitë: I cilëson kërcënim për ekzistencën e shtetit

    October 30, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.