Friday, October 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fiks Fare: QSUT prej muajsh pa aparaturën e litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim

timoni.al by timoni.al
October 30, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Fiks Fare: QSUT prej muajsh pa aparaturën e litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një pajisje e rëndësishme për trajtimin e gurëve në veshka, Litotripteri, është jashtë funksionit prej muajsh në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky shërbim ofrohet në pavijonin e Urologjisë, dhe mungesa e tij ka lënë pacientët pa mundësinë për të marrë trajtimin në QSUT. Denoncimet e qytetarëve çuan emisionin Fiks Fare në pavijonin e Urologjisë për verifikim. Me kamerë të fshehtë, gazetarët morën konfirmimin nga kryeinfermieria se pajisja nuk funksiononte.

Kur gazetarja u kthye me kamerë të hapur për të kërkuar shpjegime, përgjigjet ndryshuan: kryeinfermieria pretendoi se aparatura punonte dhe ofroi t’ia tregonte nga afër. Situata u tensionua kur mbërritën punonjës të sigurisë, të cilët tentuan të ndërprisnin xhirimet dhe të nxirrnin ekipin e Fiks Fare jashtë spitalit. Gjatë përplasjes pati edhe konfrontim fizik, pasi një prej punonjësve tentoi t’i merrte gazetares mikrofonin dhe kamerën.

Në ndërhyrje u përfshi administratorja e spitalit, e cila kërkoi fillimisht nëse gazetarët kishin leje për të xhiruar. Kur u pyet nëse Litotripteri funksiononte, pas disa sekondash heshtjeje ajo pranoi se pajisja nuk punonte dhe bëri të ditur se pacientët po dërgoheshin në Memorialin e Fierit për të marrë shërbimin.

Fiks Fare i drejtua me kërkesë për informacion drejtuesve të QSUT-së dhe mori një përgjigje zyrtare që konfirmoi konstatuarat e verifikimit në terren. Në dokumentin zyrtar, QSUT pranon se aparatura e Litotripsisë ka shfaqur defekt teknik dhe ka dalë jashtë funksionit që prej datës 1 korrik 2026. Institucioni sqaron se pajisja aktualisht nuk është në gjendje pune.

QSUT shpjegon se mirëmbajtja me kontratë “full risk” nuk ka nisur, sepse pajisja duhet të rikthehet në gjendje funksionale dhe të verifikohet përpara nisjes së kontratës së mirëmbajtjes. Për riparimin është parashikuar një fond prej më shumë se 4.5 milionë lekësh pa TVSH. Ndërkohë, pacientët përballen me pritje, udhëtime dhe vështirësi për të siguruar trajtimin e nevojshëm.

Previous Post

Precedentët nga shkelmi ndaj Saelemaekers dhe polemikat në derbin e Giroud: Milani e Interi rikthejnë arbitrin Guida

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al