Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florjan Binaj dhe Dojna Mema

Topi i Artë më i luftuar i viteve të fundit, ja për sa pikë e mposhti Kane Mbappé-në

Topi i Artë më i luftuar i viteve të fundit, ja për sa pikë e mposhti Kane Mbappé-në

21:05, 30/10/2026

Topi i Artë 2026 ishte një nga garat më të ngushta në historinë e çmimit prestigjioz. Pas triumfit të Harry Kane në ceremoninë e zhvilluar në Londër, janë bërë publike votat e jurisë dhe renditja përfundimtare, duke zbuluar se sulmuesi anglez e mposhti Kylian Mbappén me vetëm 28 pikë diferencë.

Kane grumbulloi 1055 pikë, ndërsa ylli i Real Madridit përfundoi në vendin e dytë me 1027 pikë. Kjo është diferenca e katërt më e vogël e regjistruar ndonjëherë mes fituesit dhe finalistit të vendit të dytë. Sulmuesi i Bayernit mori 40 vota për vendin e parë, kundrejt 23 votave që iu dhanë Mbappé-së.

Në vendin e tretë u rendit Lamine Yamal me 881 pikë, ndërsa podiumi u plotësua nga Rodri, i cili grumbulloi 726 pikë. Lionel Messi zuri vendin e pestë me 612 pikë, përpara Khvicha Kvaratskhelias me 541 dhe Ousmane Dembélé-së me 418 pikë.

Në dhjetëshen e parë u përfshinë gjithashtu Erling Haaland, Michael Olise dhe Fabián Ruiz. Jude Bellingham u rendit i 11-ti, ndërsa Vinícius Junior përfundoi në vendin e 17-të, me vetëm 26 pikë. Lautaro Martínez u pozicionua në vendin e 21-të, me 11 pikë.

Me këtë sukses, Kane bëhet anglezi i parë që fiton Topin e Artë që prej Michael Owen në vitin 2001. Ai është gjithashtu futbollisti i parë i Bayernit që e fiton këtë trofe pas Karl-Heinz Rummenigges, i cili triumfoi në vitin 1981.

Rezultati konfirmon se gara mes Kane dhe Mbappé-së ishte jashtëzakonisht e fortë, me vetëm 28 pikë që ndanë dy yjet e futbollit botëror.

Renditja përfundimtare e Topit të Artë 2026:

Vendi Futbollisti      Pikët

1          Harry Kane   1.055

2          Kylian Mbappé        1.027

3          Lamine Yamal          881

4          Rodri  726

5          Lionel Messi 612

6          Khvicha Kvaratskhelia       541

7          Ousmane Dembélé            418

8          Erling Haaland         378

9          Michael Olise           296

10       Fabián Ruiz  201

11       Jude Bellingham     107

12       Pau Cubarsí  101

13       Achraf Hakimi         65

14       Vitinha           59

15       Declan Rice  57

16       Ferran Torres          44

17       Vinícius Junior         26

18       Marc Cucurella       16

19       João Neves   15

20       Willian Pacho          12

21       Gabriel          11

21       Lautaro Martínez   11

23       Nuno Mendes         8

23       Luis Díaz        8

25       Marquinhos 7

26       Dayot Upamecano 5

26       Bruno Fernandes   5

28       Julián Quiñones      4

29       Sadio Mané  2

29       William Saliba          2

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco