
- 31/10/2026 00:13-Nora Tushi i bashkohet BBVK 5!
- 31/10/2026 00:06-Valdet Haziri nis aventurën në BBVK 5!
- 30/10/2026 21:20-Nis zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova
- 30/10/2026 21:25-Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani, opinionistët e BBVK 5
- 30/10/2026 21:29-Shtëpia e BBVK 5 hap dyert!
- 30/10/2026 21:34-Arlinda Morina, banorja e parë e BBVK 5!
- 30/10/2026 21:38-Antoneta Koçi, banorja e dytë e BBVK 5!
- 30/10/2026 21:41-Nichi, banori i tretë i BBVK 5!
- 30/10/2026 21:41-Bejta, banori i katërt i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5!
- 30/10/2026 21:49-Anjeza Gubetini, banorja e radhës e BBVK 5!
- 30/10/2026 21:58-Fatlum Dreshaj, banori i radhës i BBVK 5!
- 30/10/2026 22:27-Olechka i bashkohet garës së BBVK 5!
- 30/10/2026 22:33-Kledja Muçaj nis aventurën në BBVK 5!
- 30/10/2026 22:46-Vjollca Haxhiu i bashkohet BBVK 5!
- 30/10/2026 22:54-Adrian Kalanderi bëhet pjesë e BBVK 5!
- 30/10/2026 23:09-Shqiponja "fluturon" në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5
- 30/10/2026 23:12-Rron Isufi i bashkohet BBVK 5
- 30/10/2026 23:14-Behare Maksutaj - banorja e radhës
- 30/10/2026 23:39-Reperi Fuego - banor i Big Brother VIP Kosova 5
- 30/10/2026 23:45-Këngëtari Sharr Braina, gjithashtu banor në këtë edicion
- 30/10/2026 23:53-Zoja Nushi - banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 5
Ka nisur spektakli i madh i “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili sonte vjen me edicionin e tij të pestë, duke sjellë emocione, surpriza dhe emra të njohur të skenës shqiptare.
Plot 20 banorë VIP pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë që në natën e parë, për të nisur kështu rrugëtimin e tyre në garën që do t'i mbajë nën vëzhgimin e kamerave 24 orë në ditë.
Kush do të jenë banorët e këtij edicioni? Çfarë surprizash ka përgatitur produksioni dhe si do të zhvillohet nata e parë?
Telegrafi do t'ju mbajë të informuar hap pas hapi për çdo zhvillim, hyrje të banorëve, deklaratë dhe ngjarje të rëndësishme nga nata e parë e “Big Brother VIP Kosova 5”.
Na ndiqni për të gjitha detajet në kohë reale!
- YouTube www.youtube.com
31/10/2026 00:13-Nora Tushi i bashkohet BBVK 5!

E lindur në Mynih, Nora ka qenë pjesë edhe e spektaklit muzikor The Voice of Germany.
Ajo e përshkroi veten si energjike, të vendosur dhe kryefortë, duke treguar se nuk i mungon karakteri për këtë eksperiencë.
31/10/2026 00:06-Valdet Haziri nis aventurën në BBVK 5!

29-vjeçari është influencer dhe baba i dy vajzave.
Ai tregoi se vendosi të bëhet pjesë e këtij formati për t’i treguar publikut një anë tjetër të vetes, që deri më tani nuk e kanë njohur.
30/10/2026 21:20-Nis zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova
30/10/2026 21:17- Ka nisur zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP KosovaKa nisur zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova.
Nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, spektakli ka zbuluar deri më tani edhe opinionisten e parë të këtij edicioni, Rudina Dembacajn.
30/10/2026 21:25-Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani, opinionistët e BBVK 5

Në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova, opinionistët janë Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani, të cilët do të komentojnë dhe analizojnë zhvillimet brenda shtëpisë.
30/10/2026 21:29-Shtëpia e BBVK 5 hap dyert!

Prezantohen ambientet e shtëpisë ku banorët do të kalojnë aventurën e tyre gjatë këtij edicioni.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
30/10/2026 21:34-Arlinda Morina, banorja e parë e BBVK 5!
30/10/2026 21:34-Arlinda Morina, banorja e parë e BBVK 5!Regjisorja dhe aktivistja bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Ajo paralajmëroi se fillimisht do t’i irritojë banorët, por më pas do ta duan.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
30/10/2026 21:38-Antoneta Koçi, banorja e dytë e BBVK 5!

Moderatorja dhe gazetarja i bashkohet shtëpisë më të famshme, duke treguar se vendosi të bëhet pjesë e këtij formati për shkak të karrierës dinamike.
Ajo paralajmëroi se do t’u përgjigjet banorëve pa u dridhur qerpiku.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
30/10/2026 21:41-Nichi, banori i tretë i BBVK 5!

23-vjeçari, i lindur në Amerikë dhe i rritur në Prishtinë, vendosi t’i bashkohet këtij edicioni për t’i treguar publikut një anë tjetër të vetes, të cilën nuk e kanë parë më parë.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
30/10/2026 21:41-Bejta, banori i katërt i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5!

Këngëtari Bejta është banori i katërt që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5!
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
30/10/2026 21:49-Anjeza Gubetini, banorja e radhës e BBVK 5!

Moderatorja i bashkohet shtëpisë më të famshme, duke treguar se ka hyrë në këtë eksperiencë për ta shijuar çdo moment dhe për t’u argëtuar.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
30/10/2026 21:58-Fatlum Dreshaj, banori i radhës i BBVK 5!

Ai jeton në Gjermani dhe është boksier profesionist. Tashmë, ai nis një sfidë të re, këtë herë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
30/10/2026 22:27-Olechka i bashkohet garës së BBVK 5!

24-vjeçarja nga Bjellorusia jeton në Kosovë dhe merret me punimin e çokollatave dhe dekorimet për festa.
Ajo tregoi se vendosi të hyjë në shtëpi për të dalë nga zona e saj e rehatisë dhe për të provuar diçka të re.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
30/10/2026 22:33-Kledja Muçaj nis aventurën në BBVK 5!

Vajza nga Vlora jeton në Itali, ku punon si stiliste në Milano dhe është duke krijuar brendin e saj.
Tashmë, ajo lë pas përditshmërinë për t'u bërë pjesë e eksperiencës së Big Brother VIP Kosova.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
30/10/2026 22:46-Vjollca Haxhiu i bashkohet BBVK 5!

Këngëtarja është banorja e radhës që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Para se t’i bashkohej garës, ajo performoi dy nga këngët e saj, ndërsa u shpreh se ky edicion do të jetë ndryshe nga të tjerët.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
30/10/2026 22:54-Adrian Kalanderi bëhet pjesë e BBVK 5!

Banori nga Prizreni tregoi se vendosi të hyjë në këtë eksperiencë për të sfiduar veten dhe për të parë si do të jetë jeta larg rutinës së tij të përditshme.
Ai u shpreh se te çdo njeri arrin të shohë anën e mirë.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
30/10/2026 23:09-Shqiponja "fluturon" në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5

Tiktok-erja e njohur, Shqiponjë Mustafaj i është bashkuar kastit të shtëpisë më të famshme në vend.
Ajo tha se ka shumëçka për të treguar nga historia e saj prekëse, dhe për ta çuar deri në fund misionin e saj.
30/10/2026 23:12-Rron Isufi i bashkohet BBVK 5

Trajneri i fitneit, Rron Isufi, është emri i ri që i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend.
Vetëm 20 vjeç, djalë nga Prishtina, Rroni tha se ndjehet i motivuar për këtë garë ku do të ketë mundësinë që të shpërfaqë më shumë nga vetja e tij.
30/10/2026 23:14-Behare Maksutaj - banorja e radhës

Ish-missi shqiptar e cila vjen nga diaspora, Behare Maksutaj, është banorja më e re e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.
Ajo është nënë e dy fëmijëve, por ky angazhim nu ke ka mbajtur larg dëshirës për t'iu bashkuar aventurës së famshme, për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
30/10/2026 23:39-Reperi Fuego - banor i Big Brother VIP Kosova 5

Në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova është futur edhe reperi Fuego, emri i vërtetë i të cilit është Ensar Elshani.
Ai hyri duke interpretuar një nga këngët e tij, teksa në klipin prezantues u shpreh i gatshëm për aventurën e re që e pret.
30/10/2026 23:45-Këngëtari Sharr Braina, gjithashtu banor në këtë edicion

Banori i radhës që i bashkohet kastit të këtij edicioni është këngëtari Sharr Braina.
Ai në klipin prezantues e cilësoi veten si shumë entuziast të këtij formati, duke thënë se ka shumë çka për të treguar nga vetja.
30/10/2026 23:53-Zoja Nushi - banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 5

Gazetarja dhe influencuesja e rrjeteve sociale, Zojë Nushi, është gjithashtu banore e Big Brother VIP Kosova 5.
Ajo është një emrat më të spikatur të këtij edicioni, teksa la gjurmë me paraqitjen e saj në natën e parë e veshur me një vello të zezë.





























