Nga Florian Binaj - Piranjat
Fillimisht Orbani, njeriu që kontrollonte Hungarinë me dorë të hekurt humbi zgjedhjet pas 16 vjetësh. Para pak ditësh, ishte radha e Vuçiçit.
Dy burra të fortë që dukej se nuk do të binin kurrë.
Dhe ranë njësoj.
Pa burrëri, me votë, pa iu bërë vonë njeriu për ta.
Sepse regjimet autokratike kanë një defekt që në gjenezë: rrethohen vetëm nga servilë, dhe ata nuk të paralajmërojnë kur po të merr flakë shtëpia.
Regjimet e tyre ndërtohen mbi frikën, dhe frika njëherë mbaron.
Një ditë njerëzit ngrihen dhe zemërimi e mund frikën.
Dhe kur çdo copë e atdheut u ndahet miqve e të afërmve, nuk mbetet njeri që ta mbajë shtetin.
Orbani ra.
Vuçiçi ra.
Kush e ka radhën?
Këtë film e pamë tashmë. Në Budapest. Në Beograd. Me të njëjtin skenar. Dhe me të njëjtin fund të lumtur.
Sepse, siç thoshte Bob Marli: “askush nuk mund ta gënjejë të gjithë popullin, për të gjithë kohën.
© SYRI.net