Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florjan Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Veliaj dërgohet për rehabilitim nga burgu i Durrësit në Fier… shokët e partisë e ’braktisin’

22:39, 30/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim të Gjykatës së Posaçme për disa vepra penale. Por pse ndodhi kjo? Një transferim në dukje normal ka nxehur gjakrat e politikës pasi Veliaj u tranferua nga burgu i Durrësit tek ai i Fierit, duke lënë të habitur dhe vetë kryebashkiakun e burgosur të kryeqytetit.

Këtu opinioni publik dhe politika është e ndarë, ca e shohim si lëvizje hakmarrëse të kryeministrit Rama ose vetë ish-zëvendëskryeministres tashmë zyrtarisht nën hetim nga SPAK, Belinda balluku për statusin e Veliajt pasi Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi dhe kryetari i bashkisë u duk se duke mbështetur studentët atje, kishte një mbështetje dhe për protestën e studentëve në Tiranë që vazhdon prej javësh. Ndërsa disa të tjerë e shohin si diçka të zakonshme.

Po vetë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë si e shohin këtë transferim, kolegët e dikurshëm të Veliajt dhe shokët që duket se lanë në baltë, prandaj shkuam ti pyesim. Disa nuk folën fare, ndërsa disa të tjerë duket e kishin më të rëndësishme që të merrnin ajër jashtë dyerve të sallës plenare se të mendonin pak për shokun e dikurshëm dhe atë që shihej si pasardhësi i Ramës në Partinë Socialiste./ Piranjat/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco