Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim të Gjykatës së Posaçme për disa vepra penale.
Por pse ndodhi kjo?
Një transferim në dukje normal ka nxehur gjakrat e politikës, pasi Veliaj u transferua nga burgu i Durrësit tek ai i Fierit, duke lënë të habitur edhe vetë kryebashkiakun e burgosur të kryeqytetit.
Këtu opinioni publik dhe politika janë të ndarë: ca e shohin si lëvizje hakmarrëse të kryeministrit Rama ose të vetë ish zëvendëskryeministres, tashmë zyrtarisht nën hetim nga SPAK, Belinda Balluku, për statusin e Veliajt, pasi Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi dhe kryetari i bashkisë u duk se, duke mbështetur studentët atje, kishte një mbështetje edhe për protestën e studentëve në Tiranë, që vazhdon prej javësh.
Ndërsa disa të tjerë e shohin si diçka të zakonshme.
Po vetë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë si e shohin këtë transferim, kolegët e dikurshëm të Veliajt dhe shokët që duket se e lanë në baltë?
Prandaj shkuam t’i pyesim.
Disa nuk folën fare, ndërsa disa të tjerë duket se e kishin më të rëndësishme të merrnin ajër jashtë dyerve të sallës plenare sesa të mendonin pak për shokun e dikurshëm dhe atë që shihej si pasardhësi i Ramës në Partinë Socialiste./Piranjat news













