Gazetarja e Euronews Albania, Alice Taylor, ka denoncuar se ka marrë kërcënime me vdekje përmes rrjeteve sociale nga persona të paidentifikuar.
Pikërisht për këtë fakt të rëndë ka reaguar me urgjencë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë duke shprehur solidaritet të plotë me gazetaren dhe u ka kërkuar autoriteteve të marrin masa të menjëhershme për garantimin e sigurisë së saj.
Në reagimin e publikuar sot, UGSH kërkon zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës për kërcënimet. Unioni u bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të hetojnë me seriozitet denoncimet e gazetarëve dhe të informojnë mbi ecurinë e hetimeve dhe rezultatet e tyre.
Sipas Unionit, kërcënimet dhe sulmet përmes rrjeteve sociale, shpesh nga profile anonime, janë një fenomen që prek vazhdimisht gazetarët në Shqipëri. Në këtë kontekst, organizata vlerëson se institucionet duhet të garantojnë mbrojtjen e gazetarëve dhe të mos lejojnë që kërcënime të tilla të mbeten pa përgjigje ligjore.
“UGSH reagon në solidaritet të plotë ndaj denoncimit të koleges Alice Taylor, për kërcënim me vrasje, përmes rrjeteve sociale
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është vënë në dijeni dhe është njohur me denoncimin publik dhe më pas, siç pretendohet nga gazetarja e EuroneWs Albania, Alice Taylor edhe atë ligjor, për kërcënim me vrasje nga persona të paidentifikuar, përmes rrjeteve sociale.
© SYRI.net
Shteti si mbulesë, privati si përfitues! Skema e milionave pas Albtrace & Co dhe monopolit të pullave fiskale!
Transportonte në kamionin frigoriferik dy makina drejt Shqipërisë, policia e gjobit dhe i heq patentën shqiptarit
U godit barbarisht nga Shqiponjat, nuk u dorëzua: Historia e 47-vjeçarit që proteston prej 150 ditësh