Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5 është zgjeruar me tre emra të rinj.

Dion Mala, Fatjona Lisiert dhe Akil Varfi janë banorët që kanë nisur rrugëtimin e tyre në këtë edicion.


I pari që iu bashkua garës ishte Dion Mala. 21-vjeçari vjen nga Gjermania, por është me origjinë nga Peja.

Ai merret me modeling dhe tashmë do të ketë mundësinë të prezantohet para publikut në një eksperiencë krejt ndryshe.

Pjesë e shtëpisë u bë edhe Fatjona Lisiert, 31-vjeçarja nga Klina që jeton në Gjermani. Ajo është aktiviste për të drejtat e grave dhe do të provojë veten në një nga formatet më të ndjekura televizive.

Ndërkohë, një tjetër emër që iu bashkua kastit është aktori nga Shkodra, Akil Varfi. 28-vjeçari njihet për natyrën e tij humoristike dhe është beqar.

Akili nuk është i panjohur për publikun e formateve televizive, pasi ishte pjesë e edicionit të fundit të Ferma VIP.

Megjithatë, rrugëtimi i tij në atë spektakël ishte i shkurtër. Mbetet për t'u parë se si do të jetë aventura e tij këtë herë në BBVK 5. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com