Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së enjtes, magazinat në zonën e ish-NPA-së në Gjirokastër. Një prej magazinave qe shërben si servis për lyerjen e makinave është shkrumbuar plotësisht.

Flakët nisën rreth orës 23:30. Për shkak të përmasave të zjarrit mbrëmë u ndërprerë energjia elektrike në gjysmën e qytetit.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për izolimin e vatrës, pasi zjarri rrezikonte të përhapej në dy pallate pranë magazinës.

Pas rreth një ore e gjysmë ndërhyrjeje, flakët u shua plotësisht.

Nga zjarri është djegur plotësisht magazina, ndërsa është shmangur përhapja drejt pallateve. Po kështu kanë shpëtuar dhe automjetet e parkuara pranë saj. Ndërkohë, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.