Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi sonte se një sulm me dronë nga Rusia kishte goditur objekte infrastrukturore në kryeqytetin ukrainas.
Klitschko bëri të ditur përmes një mesazhi në Telegram se sulmi shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit, ndërsa ekipet e shërbimeve publike kishin nisur punën për riparimin e dëmeve.
Të lidhura
None found
DTEK, një prej kompanive të mëdha ukrainase të energjisë elektrike, raportoi se ndërprerjet prekën pjesë të katër lagjeve të Kievit.








