Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë sërish nga zjarri mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që objekti përfshihet nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e konsiderueshme e fabrikës është përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit apo për dëmet e shkaktuara.













