E shtuna pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në vend, me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata të herëpashershme në zonat malore.
Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura, të alternuara herë pas here me kthjellime. Reshjet e shiut pritet të nisin që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonat malore, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga verilindja në juglindje, me shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj pritet të arrijë deri në 10 m/s, ndërsa në det parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

