Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, pedagogët dhe PD do t’u bashkohen në mbështetje

31 Tetor 2026 | 08:32

Protesta studentore do të vijojë edhe këtë fundjave teksa ata kanë njoftuar se këtë të shtunë do të mblidhen në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit.

Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, këtë të shtunë është njoftuar protestë kombëtare edhe nga PD. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha të premten ftoi anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkohen protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të protestës studentore.

Berisha vlerësoi qëndresën e studentëve dhe të rinjve që prej disa ditësh protestojnë në rrugët e Tiranës, duke e cilësuar lëvizjen e tyre si një dëshmi të guximit qytetar.

Studentët gjithashtu kanë njoftuar se në orën 14:00 do të vijojnë protestën para Kryeministrisë. Nuk dihet se sa do të zgjasë protesta dhe nëse do të ketë përplasje me policinë. Në protestat e mëparshme janë regjistruar disa incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për herë të dytë në pak kohë, përfshihet nga flakët fabrika e kafes në Pogradec

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë sërish nga zjarri mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që...
08:22 | 31/10/2026

Protesta në ditën e 19-të, Rama përsërit ftesën për dialog

Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë vijon këtë të premte në ditën e saj të 19-të. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kryeministrit Edi Rama...
08:16 | 31/10/2026

Gogu propozon katër masa për mbrojtjen e të miturve në kontakt me policinë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka propozuar katër masa për forcimin e garancive procedurale për të miturit që bien në kontakt me organet ligjzbatuese. Gjatë...
19:41 | 30/10/2026