Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë natës në Gjirokastër, duke përfshirë disa magazina që ndodhen në ambientet e ish-NPA-së.
Flakët kanë qenë intensive, ndërsa si pasojë e zjarrit është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në rreth gjysmën e qytetit për afro 30 minuta. Më pas, energjia është rikthyer normalisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe kanë arritur të vënë flakët nën kontroll.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Shkaqet e rënies së tij mbeten ende të paqarta.