Një person është arrestuar në Shtërpcë, pasi dyshohet se kishte sulmuar kalimtarët e rastit me mjete të forta, përfshirë gurë dhe copa druri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 30 tetor, rreth orës 11:30.


Gjatë përpjekjes për ta vënë nën kontroll të dyshuarin, ai e ka shtyrë një zyrtare policore, e cila ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/