Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

31 Tetor 2026 | 09:07

Ish- kandidati presidencial brazilian, Flavio Bolsonaro tha të premten se ai u largua nga vendi pas humbjes së tij në zgjedhje për t’i shpëtuar ndjekjes penale.

 “Persekutimi filloi shumë më herët nga sa e imagjinoja”, tha senatori Bolsonaro në një video që ndau në Instagram, duke iu referuar vendimit të tij për t’u larguar nga Brazili për në Shtetet e Bashkuara.

Në video, ai tha se të hënën pasi vizitoi babanë e tij, ish-Presidentin Jair Bolsonaro, i cili është nën arrest shtëpiak, policia e informoi se pasaportat e tij po konfiskoheshin si pjesë e një hetimi për pastrim parash.

Ai nuk dha detaje se si u largua nga vendi, teksa shtoi se vendimin e mori me gruan e tij pa e ditur askush.

“U largova për të mirën e Brazilit”, tha Flavio Bolsonaro, i cili refuzoi të pranonte humbjen e tij nga Presidenti i qendrës së majtë Luiz Inacio Lula da Silva në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Ai foli për “mashtrim zgjedhor”, pavarësisht mohimeve si nga partia e tij ashtu edhe nga gjyqësori. Në video, ai krahasoi parregullsitë zgjedhore me “gola të shënuar me dorë” që nuk u anuluan nga VAR.

Ai parashikoi se Brazili do të “falimentonte” nën Lulën dhe deklaroi veten të gatshëm të kandidonte përsëri për president.

“Nuk po flas për vitin 2030, por më shpejt”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

Një gjykatës amerikan urdhëroi Departamentin e Drejtësisë të premten që të ndalojë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët shtetërorë dhe lokalë të zgjedhjeve që nuk...
08:56 | 31/10/2026

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

Kryeministri kanadez, Mark Carney pas një samiti dypalësh në Montreal ka deklaruar se Kanadaja dhe Bashkimi Evropian synojnë të përfundojnë negociatat mbi “anëtarësimin e asociuar”...
08:42 | 31/10/2026

Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

Autoritetet në Francë po përgatiten për një tjetër ditë protestash potencialisht të tensionuara, me një burim pranë Ministrisë së Brendshme të vendit që paralajmëron për...
08:09 | 31/10/2026