VIDEO/ Zjarr i madh në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, flakët lënë pa energji elektrike gjysmën e qytetit

Gjatë natës, një zjarr i madh përfshiu  magazinat qe ndodhen tek ish NPA-së në Gjirokastër, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në gjysmën e qytetit.

Flakët shkrumbuan magazinën, ndërsa ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt dy pallateve të banimit pranë saj.

Të lidhura

None found

Si pasojë, u shmangën dëmet në banesa dhe automjetet e parkuara në zonë.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

 


Shtuar më 31.10.2026 09:19

Quantcast