Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi sot një takim me ambasadorin Andrash Klein, të emëruar së fundmi si i dërguar special i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor.
Sipas njoftimit të MPJ-së dhe TJ-së, gjatë bisedës u vlerësua përparimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe niveli i lartë i bashkëpunimit mes dy vendeve. Në vitin 2025, këto marrëdhënie u ngritën në nivelin e partneritetit strategjik mes dy qeverive.
Të lidhura
None found
Të dyja palët rikonfirmuan vullnetin për ta zgjeruar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Vëmendje e posaçme iu kushtua rëndësisë së një procesi të besueshëm dhe dinamik të zgjerimit të Bashkimit Evropian, i cili shihet si një shtysë e rëndësishme për stabilitetin, reformat dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër, u shpreh pritshmëria për vijimin e mbështetjes së Hungarisë ndaj perspektivës evropiane të rajonit.
Mucunski dhe Klein diskutuan gjithashtu për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Sipas komunikatës, ata nënvizuan angazhimin e përbashkët për ruajtjen dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, veçanërisht përballë sfidave aktuale globale dhe të sigurisë.








