Sociale
Sot protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Sot është thirrur protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit.
Tubimi është parashikuar që të mbahet në orën 12:00.
Reklamë
Në mbështetje të protestës ka dalë edhe opozita. Një ditë më parë, në një deklaratë për mediat, kreu i PD Sali Berisha u bëri apel anëtarëve, mbështetësve të PD-së dhe qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen tubimit.
Në thirrjet e tyre, protestuesit kanë artikuluar si kërkesë kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe të klasës aktuale politike, duke kërkuar një frymë të re në Shqipëri. Pas javësh protestash, ata vijojnë të këmbëngulin se nuk do të tërhiqen pa plotësimin e kërkesave të tyre.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




