Autor i 4 vjedhjeve në Fier, arrestohet 30-vjeçari me precedentë penalë
Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Fier lidhur me vjedhjen e disa bizneseve në këtë qytet. Policia bën me dije se i arrestuari është autori i 4 vjedhjeve të kryera me thyerje gjatë muajit tetor.
Mësohet se ai është person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes. Më tej policia bën me dije se vjedhjet janë kryer nga 19 tetorit deri më 28 tetor. Gjatë vjedhjeve, ai ka marrë shuma parash, 2 celularë dhe serverin e kamerave.
“Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Precedenti”, zbardhen 4 raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme, gjatë muajit tetor.
Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i shpallur në kërkim për vjedhje. 30-vjeçari, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në bizneset e tyre, gjatë natës, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i punës së shpejtë hetimore u finalizua operacioni i koduar “Precedenti”, gjatë të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. D., 30 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për vjedhje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 19.10.2026 – 28.10.2026, ka vjedhur me thyerje, në 4 biznese në qytetin e Fierit, shuma parash, 2 celularë dhe pajisje (serverin e kamerave).
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Dhunoi për vdekje bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari pas deportimit nga Greqia
Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, pedagogët dhe PD do t’u bashkohen në mbështetje
Për herë të dytë në pak kohë, përfshihet nga flakët fabrika e kafes në Pogradec
- 09:34 Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur
- 09:24 Dhunoi për vdekje bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari pas deportimit nga Greqia
- 09:07 Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit
- 08:56 Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë
- 08:42 Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027
- 08:32 Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, pedagogët dhe PD do t’u bashkohen në mbështetje