Skandal pas Topit të Artë, rrjetet sociale sulmojnë gruan e Harry Kane, shpërthen reagimi nga bota e futbollit Francisco Conceiçao u dënua me 3 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së UEFA pas ndëshkimit me karton të kuq të marrë gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Norvegjisë e zhvilluar në Dragao dhe e fituar nga luzitanët 2-1.
Conceiçao e mori kartonin e kuq në minutën e 86 të ndeshjes pasi futbollisti u ndëshkua me dy kartonë të verdhë për protesta. Sanksioni i UEFA ka të bëjë më shumë me sjelljen e futbollistit kundrejt arbitrit; në raportin e këtij të fundit flitej për fyerje dhe gjuhë fyese .
Tensioni vijoi edhe pas ndëshkimit me karton të kuq kur Conçeicao, teksa po linte fushën e lojës për të shkuar në dhomat e zhveshjes, pati një debat me arbitrin e katërt. Futbollisti i Juventusit më pas u largua falë ndërhyrjes së disa prej anëtarëve të stafit të kombëtares portugeze.
Sanksioni do të detyrojë Conceiçao që të mos luajë në dy ndeshjet e fundit të Nations League ndaj Danimarkës në 14 nëntor në Braga dhe Uellsit në 17 nëntor në Cardiff. Portugalia e ka siguruar tashmë kualifikimin në çerekfinale të Nations League, por sulmuesi do të duhet të mungojë edhe në ndeshjen e vajtjes me eliminim direkt e parashikuar të luhet në mars. Gjithsesi Federata Portugeze e Futbollit ka mundësinë që të apelojë këtë vendim të UEFA.
Nga ana tjetër, ndëshkimi i Conceiçaos përbën një lajm të mirë për Juventusin pasi sulmuesi do të qëndrojë në Torino gjatë pauzës për ndeshjet e kombëtareve të muajit për t’u rikuperuar formën e tij më të mirë pas periudhës së kaluar jashtë fushave për shkak të dëmtimit në shpatull.
Top Channel