Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë natës në Gjirokastër, duke përfshirë magazinat që ndodhen në ambientet e ish-NPA-së. Flakët kanë qenë intensive, ndërsa si pasojë e zjarrit është ndërprerë energjia elektrike në rreth gjysmën e qytetit për afro 30 minuta. Furnizimi me energji është rikthyer më pas normalisht