Ballon d’Or 2026/ Kane mundi Mbappe për 28 pikë
Diferenca e Harry Kane dhe ndjekësit të tij më të afërt, Kylian Mbappe, në garën për çmimin “Ballon d’Or 2026” ka qenë vetëm 28 pikë.
Mbrëmjen e kaluar France Football ka publikuar shifrat e votimit që përcaktoi fituesin e këtij viti të këtij çmimi duke treguar se diferenca mes sulmuesit të Bayern-it dhe atij të Real-it ka qenë thuajse minimale.
Juria ndërkombëtare e formuar prej 100 gazetarësh nga 100 vendet e para të renditura në FIFA i ka dhënë Kane 1055 pikë ndërsa Mbappe renditet i dyti me 1027.
Lista
- Harry Kane, 1,055 pikë
- Kylian Mbappé, 1,027 pikë
- Lamine Yamal, 881 pikë
- Rodri, 726 pikë
- Lionel Messi, 612 pikë
- Khvicha Kvaratskhelia, 541 pikë
- Ousmane Dembélé, 418 pikë
- Erling Haaland, 378 pikë
- Michael Olise, 296 pikë
- Fabian Ruiz, 201 pikë
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



