E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Autorë të 6 vjedhjeve në Pogradec dhe Korçë, arrestohen 2 të rinj, në kërkim bashkëpunëtori i tyre

Dy persona 26-vjeçarë janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se janë autorë të një serie vjedhjesh në biznese dhe automjete në qytetet e Pogradecit dhe Korçës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, është bërë e mundur zbardhja e gjashtë rasteve të vjedhjeve, ndërsa një bashkëpunëtor i dyshuar është shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë Ronaldo Mehmeti dhe Romeo Memetali. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar sende të dyshuara të vjedhura, një shumë parash dhe automjetin me të cilin dyshohet se lëviznin për të kryer vjedhjet.

Reklamë

Ndërkohë, është identifikuar edhe një bashkëpunëtor i dyshuar, shtetasi E. Ll., banues në Kamëz, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, hetimet kanë dokumentuar deri tani vjedhjen e pesë bizneseve dhe të sendeve nga një automjet në Pogradec dhe Korçë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera që dyshohet se janë kryer nga të arrestuarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.