Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

31 Tetor 2026 | 10:13

Tre aeroplanë që transportonin banorë të evakuuar nga qyteti ukrainas Oleshky -i kontrolluar nga Rusia- u ulën në aeroportin e Gomelit në Bjellorusi.

Të evakuuarit, të cilët dëshironin të niseshin për në Ukrainë, udhëtuan me autobus përmes gadishullit të Krimesë drejt qytetit rus të Anapës përpara se të fluturonin për në Bjellorusi dhe do të vazhdojnë më pas udhëtimin e tyre për në Ukrainë nëpërmjet një pike kufitare.

Banorët e uritur dhe të rraskapitur u evakuuan me autobus të premten si pjesë e një operacioni të përbashkët ndihme nga palët kundërshtare, i pari i këtij lloji në katër vjet e tetë muaj luftë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë të regjistruara në një qendër tregtare në Kaliforni. Incidenti i...
09:34 | 31/10/2026

Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

Ish- kandidati presidencial brazilian, Flavio Bolsonaro tha të premten se ai u largua nga vendi pas humbjes së tij në zgjedhje për t’i shpëtuar ndjekjes...
09:07 | 31/10/2026

Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

Një gjykatës amerikan urdhëroi Departamentin e Drejtësisë të premten që të ndalojë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët shtetërorë dhe lokalë të zgjedhjeve që nuk...
08:56 | 31/10/2026