Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vodhën në 5 biznese dhe një automjet në Pogradec e Korçë, arrestohen dy 26-vjeçarë (EMRAT)

    Moti i keq përfshin Kukësin, gurë në rrugët malore dhe thirrje për kujdes në qarkullim

    Bie çmimi i naftës me 6 lekë, ja sa do të kushtojë nga mesdita

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vodhën në 5 biznese dhe një automjet në Pogradec e Korçë, arrestohen dy 26-vjeçarë (EMRAT)
    Aktualitet

    Vodhën në 5 biznese dhe një automjet në Pogradec e Korçë, arrestohen dy 26-vjeçarë (EMRAT)

    October 31, 2026

    Dy 26-vjeçarë janë arrestuar në kuadër të operacionit policor “Qarku”, pasi dyshohen për gjashtë vjedhje në Pogradec dhe Korçë. Të arrestuarit janë Romeo Memetali, banues në fshatin Drenovë, dhe Ronaldo Mehmeti, banues në Korçë. Ndërkohë, një person i tretë, i identifikuar si E. Ll., banues në Kamëz, është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i dyshuar.

    Sipas policisë, dy të rinjtë dyshohet se kanë vjedhur në pesë biznese, si dhe kanë marrë disa sende nga një automjet. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan sendet e dyshuara të vjedhura, një shumë parash dhe automjetin me të cilin dyshohet se kryenin lëvizjet.

    Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të hetimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe identifikimin e autorëve.

    Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të tjera, për të cilat dyshohet se janë përgjegjës të arrestuarit dhe bashkëpunëtori i tyre.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

    arrestime Korce pogradec polici vjedhje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vodhën në 5 biznese dhe një automjet në Pogradec e Korçë, arrestohen dy 26-vjeçarë (EMRAT)

    October 31, 2026

    Moti i keq përfshin Kukësin, gurë në rrugët malore dhe thirrje për kujdes në qarkullim

    October 31, 2026

    Bie çmimi i naftës me 6 lekë, ja sa do të kushtojë nga mesdita

    October 31, 2026

    “Ika për t’i shpëtuar persekutimit!”/ Flavio Bolsonaro zbulon arsyen e arratisjes nga Brazili

    October 31, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.