• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

by A. Q
31/10/2026 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aston Villa ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj ish-futbollistit dhe analistit televiziv Jamie Carragher, pas komenteve të tij për klubin dhe mbështetësit e tij.

Vendimi u bë publik nga bashkëpronari dhe presidenti i klubit anglez, Nassef Sawiris, përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale të Aston Villa-s, mbrëmjen e së premtes.

Shkak për këtë reagim janë bërë komentet e Carragher në emisionin “Stick to Football”, ku ai diskutoi mundësinë që trajneri Unai Emery të largohet nga Aston Villa për të marrë drejtimin e Manchester United.

Gjatë diskutimit, ish-mbrojtësi anglez argumentoi se Manchester United është një klub i një niveli më të lartë dhe se Emery mund të tundohej nga mundësia për të drejtuar një skuadër me histori dhe ambicie më të mëdha. Ai shkoi më tej, duke iu drejtuar tifozëve të Aston Villa-s me një shprehje fyese dhe duke deklaruar se klubi i tyre “nuk do të jetë kurrë Manchester United”.

Këto deklarata kanë shkaktuar pakënaqësi në radhët e drejtuesve të klubit nga Birminghami. Sawiris konfirmoi se Aston Villa nuk do ta lërë çështjen me kaq.

“Aston Villa do të nisë procedura ligjore ndaj Jamie Carragher për fyerjet e tij të papranueshme ndaj klubit dhe tifozëve tanë. Aston Villa nuk do të lejojë askënd të pengojë ngjitjen tonë në futbollin anglez dhe atë evropian”, thuhet në deklaratën e presidentit të klubit.

Carragher kishte folur edhe për sukseset e Emery-t, duke vlerësuar punën e trajnerit spanjoll, i cili ka arritur rezultate të rëndësishme në kompeticionet evropiane. Sipas tij, një trajner me arritje të tilla mund të kërkojë një sfidë të re në një klub si Manchester United.

Megjithatë, Emery ka shprehur së fundmi kënaqësinë për qëndrimin te Aston Villa, ku ka ndërtuar një projekt sportiv dhe ka marrë kompetenca të gjera në drejtimin e skuadrës. Trajneri spanjoll ka deklaruar gjithashtu se synimi i tij është ta kualifikojë klubin në Champions League në çdo sezon.

Ndërkohë, Manchester United po kalon një periudhë presioni për shkak të rezultateve dhe situatës së trajnerit Michael Carrick, çka ka nxitur diskutimet për emra të mundshëm që mund të marrin drejtimin e skuadrës në të ardhmen.

 

Next Post
Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën "Binance"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

October 31, 2026
“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

October 31, 2026
EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

October 31, 2026
Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

October 31, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

October 31, 2026
Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

October 31, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Lista studentore e Serbisë, mungesë entuziazmi për rrugëtimin në Bashkimin Europian

October 31, 2026
Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

October 31, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

October 31, 2026
Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In