Kryenin vjedhje në Pogradec dhe Korçë, arrestohen dy të rinjtë, në kërkim bashkëpunëtori

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.10.2026, 10:27

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër kanë kryer gjashtë vjedhje në qytetet e Pogradecit dhe Korçës. Të arrestuarit janë identifikuar si Ronaldo Mehmeti dhe Romeo Memetali, të dy 26 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tyre, E. Ll., banues në Kamëz, është shpallur në kërkim nga policia.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me ato të Korçës. Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura, një shumë parash dhe automjetin që dyshohet se përdorej prej tyre për të kryer vjedhjet.

Sipas policisë, nga hetimet rezulton se tre personat dyshohet të kenë vjedhur në pesë biznese të ndryshme, si dhe sende nga një automjet në Pogradec dhe Korçë. Ndërkohë, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të mundshme dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit