Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend. Sipas vendimit të sotëm, çmimi i naftës është ulur me 6 lekë për litër, duke zbritur nga 218 që ishte një ditë më parë në 212 lekë.
Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 179 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 12:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
“Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.












