Presidentja Shiroka Pula zhvillon takim me akademiket Limani, Mushkolaj dhe Prelvukaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, zhvilloi një takim me akademiket Myzafere Limani, Gjyljeta Mushkolaj dhe Zake Prelvukaj, me të cilat bisedoi për arsimin, shkencën dhe përfshirjen e grave në jetën publike.

Në takim u nënvizua rëndësia e rolit të akademisë në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, si dhe nevoja për avancimin e arsimit të lartë dhe forcimin e kërkimit shkencor në Kosovë, sipas njoftimit të Presidencës.

Të lidhura

None found

Bashkëbisedueset diskutuan gjithashtu për kontributin e grave në sferën akademike dhe publike, duke vënë në pah ndikimin e tyre në përparimin e shoqërisë.

Presidentja Shiroka Pula çmoi punën dhe kontributin e tri akademikeve në fushat përkatëse, si dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm për zhvillimin e arsimit, shkencës dhe shoqërisë në Kosovë.

Ajo u shpreh se përvoja dhe ekspertiza e tyre përbëjnë një vlerë të rëndësishme në përballimin e sfidave dhe në avancimin e mëtejshëm të shtetit.


Shtuar më 31.10.2026 10:42

Tags:
Quantcast