Fero zbulon kushtin e vetëm që ka për t’u futur në “Big Brother”
Këngëtari i njohur Fero ka lënë të hapur mundësinë për t’u bërë pjesë e një prej edicioneve të ardhshme të “Big Brother”, duke mos e fshehur ambicien për të shkuar deri në fund dhe për të fituar spektaklin.
I ftuar këtë të premte në emisionin “Live me Luizin”, ku u përball me pyetjet e Luiz Ejllit, Fero foli për familjen, karrierën muzikore dhe jetën personale. Megjithatë, një nga momentet më pikante të intervistës ishte diskutimi për një hyrje të mundshme të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
I pyetur nëse do të pranonte të bëhej banor i “Big Brother”, reperi u përgjigj se, në rast se do të merrte një vendim të tillë, nuk do të hynte thjesht për të qenë pjesë e spektaklit, por me synimin për ta fituar atë.
Fero nuk la pa përmendur as faktin se emri i tij është përfolur vazhdimisht për pjesëmarrje në këtë format, duke shtuar me humor se, duke qenë pranë Luiz Ejllit, fitorja do të ishte edhe më e lehtë.
Deklarata shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje në studio, ndërsa këngëtari ia la publikut në dorë edhe një pyetje: nëse dëshiron ta shohë atë si konkurrent në një edicion të ardhshëm të reality show-t.
“Nëse do të hyja në Big Brother, qëllimi im është për të fituar. Ta pyes publikun: A keni qejf të hyj apo jo unë në Big Brother? Nuk ka pasur edicion që emri im të mos jetë lakuar se do të hyj. Tani, duke qëndruar me ty, është shumë e lehtë ta fitoj Big Brother-in”, u shpreh Fero, duke marrë duartrokitjet e publikut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



