Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Precedenti”, duke zbardhur katër raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme të qytetit, të kryera gjatë muajit tetor. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje dhe rezulton me precedent kriminal në këtë fushë.