4 ndërhyrjet e para kirurgjikale në Mirditë, ministrja Spahiu: Po forcojmë spitalet lokale
Katër ndërhyrjet e para kirurgjikale të planifikuara janë realizuar në Spitalin Bashkiak të Mirditës, në bashkëpunim me Spitalin Universitar të Traumës.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ministrja e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap konkret në zbatimin e politikave për decentralizimin e kujdesit shëndetësor, me synimin për të afruar shërbimet e specializuara me qytetarët dhe për të ulur fluksin e pacientëve drejt spitaleve universitare në Tiranë.
Sipas Spahiut, synohet forcimi i kapaciteteve të spitaleve rajonale dhe bashkiake, duke vënë ekspertizën e ekipeve të specializuara në funksion të nevojave të qytetarëve.
“Mirëmëngjes nga spitali bashkiak i Mirditës ku u realizuan katër ndërhyrjet e para kirurgjikale të planifikuara, në bashkëpunim me Spitalin Universitar të Traumës.
Ky është një hap konkret në zbatimin e politikave të MSHMS për decentralizimin e kujdesit shëndetësor, duke e afruar trajtimin e specializuar me qytetarët dhe duke ulur fluksin drejt spitaleve universitare në Tiranë.
Përmes modelit të patronazhimit, forcohen kapacitetet e spitaleve rajonale dhe bashkiake, ndërsa ekspertiza e ekipeve të specializuara vihet në funksion të nevojave të qytetarëve.
Një sistem shëndetësor më i balancuar do të thotë spitale lokale më të fuqizuara, akses më i lehtë për qytetarët dhe ngarkesë më e ulët për qendrat spitalore në Tiranë”, shkruan ministrja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



