E shtunë, 31 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama “vajton” kërpudhën te kryeministria, padit 12 protestues, fatura 60 mln lekë
Lajme

Rama “vajton” kërpudhën te kryeministria, padit 12 protestues, fatura 60 mln lekë

Qeveria shqiptare kërkon 60 milionë lekë dëmshpërblim nga 12 protestues, të cilët dyshohen se kanë dëmtuar instalacionin në formë kërpudhe të vendosur në oborrin e Kryeministrisë. Çështja po shqyrtohet prej vitesh në Gjykatën Civile të Tiranës, por ende nuk ka një vendim përfundimtar që përcakton përgjegjësinë e secilit prej të paditurve.

Detajet u bënë publike nga avokati dhe juristi Indrit Sefa, gjatë një interviste në emisionin “FactCheck”. Sipas tij, padia është ngritur nga Avokatura e Shtetit dhe synon rikuperimin e dëmit në mënyrë solidare nga 12 shtetasit e paditur.

Në thelb, shteti kërkon që personat që dyshohet se kanë shkaktuar dëmin të paguajnë faturën, duke u mbështetur te parimi “kush dëmton, paguan”. Megjithatë, pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar nga nisja e procesit, gjykata nuk ka dhënë ende një vendim përfundimtar mbi detyrimin për dëmshpërblim.

Instalacioni u dëmtua gjatë protestave të viteve 2019-2020, të organizuara nga opozita e asaj kohe, e drejtuar nga Lulzim Basha.

Çështja merr një tjetër dimension në kontekstin e protestave të fundit të studentëve. Vetëm pak ditë më parë, qeveria miratoi një akt normativ që lidhet me parimin “kush dëmton, paguan”, duke rikthyer në vëmendje përgjegjësinë financiare të protestuesve për dëmet e shkaktuara gjatë tubimeve.

Por, ndërsa ekzekutivi kërkon dëmshpërblim për instalacionin e Kryeministrisë, procesi gjyqësor ndaj 12 personave mbetet ende i pazgjidhur. Deri në një vendim të formës së prerë, përgjegjësia e tyre nuk mund të konsiderohet e provuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.