Shkodra i bashkohet revoltës studentore, Hoti: Të gjithë kundër qeverisë së korruptuar Rama

10:34, 31/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestues nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar studentëve dhe për të mbështetur kërkesat e tyre.

Deputeti i PD-së, Kliti Hoti, u shpreh se mbështetja e shkodranëve dhe e gjithë shqiptarëve është e domosdoshme në këtë fazë, duke theksuar se kërkesat e studentëve lidhen edhe me rotacionin politik dhe largimin e qeverisë Rama.

“Shkodra është gati për t’i dhënë mesazhin e fundit kësaj qeverie të korruptuar”, deklaroi Hoti.

Deputeti i PD në Qarkun Shkodër, Kliti Hoti:

Suporti i gjithë shkodranëve dhe i gjithë Shqipërisë për studentat në këtë fazë është një domosdoshmëri. Sa më shumë të jemi ne në suport të studentëve, aq më shumë kanë me qenë palëkundër studentat në kërkesat e tyre, që në fund të fundit janë kërkesat e tanë shqiptarëve. Është një kërkesë që është rotacioni politik, edhe ndryshimi i kësaj qeverie të inkriminume. Këtë e duan tanë shqiptarët, këtë e duan studentët, edhe ne duhet t'i mbështesim ata. Tanë shqiptarët duhet t'i mbështesin ata. Kështu që edhe Shkodra është gati për me i dhënë mesazhin e fundit kësaj qeverie të korruptuar.

Rama është në gërhamat e fundit, edhe ai do të bëjë çfarë ka në dorë për me dhënë mesazhin, për me frikësu shqiptarët, me frikësu rininë, me frikësu studentat. Por po ndodh efekti i kundërt: numri i studentëve po rritet, numri i shqiptarëve në suport të studentëve po rritet dhe jemi në hapat e fundit të kësaj qeverie.

Atëherë, unë e kam kontestuar edhe në komision parlamentar, edhe në Kuvend, që në dhjetor të vitit 2025. Aktualisht, për buxhetin e vitit 2027 është prapë e njëjta gjë: aneksi numër 6, pika 3, a, c, e, që 21 bashki nga gjithë Shqipëria do të vijnë me hedh plehnat, me mbetjet urbane në landfillin e Bushatit. Kjo është absurde, kjo është e papranueshme. Më është premtuar që jo nga ministri i linjës, edhe vazhdon edhe për buxhetin e vitit 2027 prapë e njëjta gjë. Kjo nuk do të pranohet nga shkodranët, edhe mesazhi është krejt i qartë për ministrin e linjes, edhe për qeverinë Rama. Shkodra nuk mund të kthehet në një landfill për gjithë mbetjet e gjithë Shqipërisë. Është absurde, është e papranueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco