Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi rezultonin në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Wanted” u arrestuan një 22-vjeçar dhe një 24-vjeçar, të dy banues në Vushtrri.
Sipas autoriteteve, Gjykata e Erfurtit në Gjermani i ka dënuar më 1 qershor 2026 me nga 15 vite burg secilin për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”.
Dy të rinjtë u arrestuan me qëllim ekstradimin, ndërsa Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden po vijojnë procedurat për dërgimin e tyre drejt Gjermanisë.