Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit , duke shkaktuar një zjarr. Organizata Britanike e Sigurisë Detare, UKMTO njoftoi se ekuipazhi i anijes është i sigurt, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për ndikime mjedisore nga incidenti.
As identiteti i anijes dhe as origjina e raketës nuk janë zbuluar, ndërsa të premten Omani njoftoi shpëtimin e 25 anëtarëve të ekuipazhit të një anijeje tjetër tregtare që u sulmua në bregdetin e saj.
Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë incidentin dhe po u bëjnë thirrje anijeve në zonë të tregojnë kujdes dhe të raportojnë menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë. Incidenti ndodhi mes një vale sulmesh ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Të premten, autoritetet e Omanit thanë se Marina Mbretërore e vendit kishte evakuuar 25 anëtarë të ekuipazhit nga një anije tregtare me flamur panamez, e cila u sulmua dhe u përfshi nga flakët rreth 1.6 milje detare larg bregdetit të Muskatit.
Operacioni u krye në bashkëpunim me Qendrën e Sigurisë Detare të Omanit dhe të mbijetuarit po merrnin kujdes mjekësor. Ishulli Laban ndodhet rreth 300 kilometra nga Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë për naftë dhe produkte të tjera energjetike.
Para shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme në shkurt të vitit 2026, Ngushtica transportonte rreth 20% të konsumit global të naftës.
The post Sulm i ri ndaj një anijeje pranë Iranit, u godit nga një raketë e panjohur dhe shpërtheu zjarr appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë












