Burham i hapur për kërkim falje zyrtare për skllavërinë, por përjashton dëmshpërblimet

31 Tetor 2026 | 11:34

Kryeministri britanik, Andy Burnham ka deklaruar se është i hapur ndaj thirrjeve për një kërkimfalje zyrtare për rolin historik të Britanisë në skllavëri, përpara se të marrë pjesë në samitin e Komonuelthit javën e ardhshme.

Burnham tha se Britania po ofron një dialog të strukturuar me ata që preken nga tregtia transatlantike e skllevërve, në të cilën të paktën 12.5 milionë afrikanë u rrëmbyen dhe u shitën si skllevër.

“Dëgjimi i thirrjeve për një kërkimfalje zyrtare në emër të shtetit britanik do të përbëjë një pjesë të rëndësishme të këtij procesi dhe unë jam i hapur ndaj tyre”, shtoi ai.

Por Burnham hodhi poshtë thirrjet për dëmshpërblime financiare.

“Nuk mendoj se populli britanik sot mund të mbahet përgjegjës për padrejtësitë historike, sado të tmerrshme, që ndodhën në një epokë tjetër nën ligje të ndryshme dhe në të cilat ata nuk luajtën asnjë rol personal’, tha ai.

Nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19-të, miliona afrikanë u shitën si skllevër nga tregtarët evropianë, me Britaninë që transportoi rreth 3.2 milionë njerëz përtej Atlantikut, sipas Bazës së të Dhënave të Tregtisë Transatlantike të Skllevërve.

Përpara Takimit të Krerëve të Qeverive të Komonuelthit në Antigua dhe Barbuda javën e ardhshme, Mbreti Charles, i cili po bën turne në Karaibe, tha se ishte e drejtë që të pranojnë vuajtjet dhe padrejtësitë e mëdha të së kaluarës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin 

Presidenti polak, Karol Nawrocki do të presë sot përfaqësues të partive të shumicës dhe opozitës për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike dhe institucionale, e...
11:24 | 31/10/2026

Sulm i ri ndaj një anijeje pranë Iranit, u godit nga një raketë e panjohur dhe shpërtheu zjarr

Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit , duke shkaktuar një zjarr. Organizata Britanike...
11:09 | 31/10/2026

Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin

FBI -ja ka arrestuar një person për dyshimin se ka publikuar informacione të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare në mediat sociale. James Thomas Ashbacher u mor...
10:50 | 31/10/2026