Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:50 në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi” në Dibër, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Sipas njoftimit paraprak, automjeti drejtohej nga një 66-vjeçar me inicialet K. V., ndërsa në të udhëtonte edhe një 21-vjeçar, me inicialet I. V.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.











